Flash News

KRYESORE

Bylykbashi: Rama, tentativa për të kontrolluar SPAK-un

Bylykbashi: Rama, tentativa për të kontrolluar SPAK-un

SPAK, është institucioni i vetëm që ngjall besim tek opozita. Këtë la të kuptohet Oerd Bylykbashi, ish-deputeti i PD në emisionin ‘Top Talk’.

“Unë jam nga ata që kanë punuar që ligji për SPAK-un të jetë me votat e plota të Presidentit dhe është i vetmi ligj nga ata 7 ligjet që është miratuar me konsensusin e opozitës”.

Sipas tij në aspektin ligjor dhe kushtetues, SPAK ka integritetin e nevojshëm që opozita të mos e mendojë që po përdoret politikisht, por ai thekson se ajo çfarë po ndodh është një tentativë për ta kapur edhe këtë organ.

“Ajo që po ndodh sot është tentativa e qeverisë për ta kapur edhe SPAK-un. Nëse kapin edhe SPAK-un, Edi Rama i jep vetes imunitetin ligjor për shumë vite”, u shpreh Bylykbashi, duke shtuar se “unaza e re, apo ligji për teatrin nuk do të hetohen kurrë”

Bylykbashi shtoi se aktualisht po shkohet drejt kapjes edhe të këtij pushteti, duke kapur si KLP ashtu edhe KLGJ.

Të fundit