Flash News

KRYESORE

Bylykbashi tregon manovrat e KQZ-së: Fsheh të dhënat se Ramës i duhet pjesëmarrja

Ish deputeti i PD-së, Oerd Bylykbashi, denoncoi edhe njëherë manovrat që nga KQZ-ja po bëjnë për të fshehur manipulimet me votat.

Në një status në Facebook ai shkruan se arsyet e KQZ-së për publikun janë qesharake dhe vuri në pah faktin që kurrë më parë nuk ka ndodhur fshehje e të dhënave e kurrë nuk ka pasur debat për pjesëmarrjen. “Po ndodh kësaj radhe sepse Ramës i duhet pjesëmarrja, jo rezultati” tha ai.

“KQZ thotë që gabimi në raportim vjen nga raportimi me telefon dhe se zonat e largëta me mbulim ‎te keq valësh telefonike kane ndikuar. Ja po e pranojmë një moment këtë mufke. Po ne Durrës qe është fushe dhe gjysme ore larg KQZ, pse pjesëmarrja e deklaruar nga KQZ sipas raportimeve me telefon, pse është e njejte me atë që raportojnë vëzhguesit e PD jashtë çdo vendvotimi, por ne kuti gjenden rreth 5.500 vota me shume? Po skandali qe e tregon vete tabela e KQZ për Elbasanin? Çfarë janë këta votues fantazme? Po mashtrimin me perqindje qe beri KQZ për orën 11:00 duke deklaruar 12% pjesëmarrje kur shifrat e raportuara nga komisionet tregonin vetëm 6%? Apo edhe për këtë e kishin fajin valët e telefonisë celulare nga një zyrë e KQZ-së në tjetrën?” shkruan Bylykbashi.

Ai shton se palët deklarojnë se sekretaret e komisioneve nuk kanë deklaruar shifrat e sakta sepse listat e zgjedhësve me nënshkrimet e zgjedhësve i kishin vetëm kryetarët.

“Medemek, kryetari socialist i komisionit nuk ia jepte shifrën sekretarit socialist te komisionit. Çfarë karagjozllëku!

Nuk ka ndodhur kurrë më pare kjo fshehje e të dhënave nga KQZ dhe kurrë nuk ka pasur debat për pjesëmarrjen. Po ndodh kësaj radhe sepse Ramës i duhet pjesëmarrja, jo rezultati. Në 2009 Rama u ënjti veshët shqiptareve me sloganin "Hap kutitë ose largohu!". Urdhri i tij sot për katër kamikazët socialistë të KQZ‎ është: Mos hapni kutitë sepse largohem!” përfundoi ish deputeti i PD-së.

Të fundit