Flash News

KRYESORE

Bylykbashi zbardh ç’ofron drafti PD-LSI për 'Zgjedhoren': Koalicioni siç është sot dhe me listë të hapur jetojnë bashkë pa asnjë problem

Bylykbashi zbardh ç’ofron drafti PD-LSI për

Përfaqësuesi i PD në Këshillin Politik, Oerd Bylykbashi ka sqaruar propozimin e opozitës së bashkuar të dorëzuar sot në Këshillin Politik për ndryshimet kushtetuese të Kodit Zgjedhor.

I ftuar në ‘News 24’, Bylykbashi sqaron se me këtë propozim qytetari zgjedh kandidatin dhe partinë që do, ndërsa Koalicioni sic është sot dhe me listë të hapur jetojnë bashkë pa asnjë problem, ndryshe nga ç’deklaron PS.

“Qëndrimet tona janë të qarta, pra koalicionet ruhen në formën që ekzistojnë sot,sic u miratuan edhe më 23 korrik me konsensus, pra vetëm më pas me ndryshimet e 30 korrikut Rama i ndryshoi.

I jep të drejtën partive që të garojnë në koalicion cilin duan, por çdo parti del më vete në fletë votimi, ka kandidatët e saj me listë të hapur e saj dhe zgjedhësi voton partinë që do, jo një koalicion, por duke e patur të qartë cilën partinë do, më pas voton me listë të hapur kandidatin e partisë që do. Listën e hapur të partive e kanë pasur që në 2003, tani kanë edhe listën e hapur të koalicionit. Zgjedhësit rirendisin.

Ne e kemi dhënë modelin si bëhet në një fletë të vetme ku janë partitë e koalicionit dhe zgjedhin numrin që i përket kandidatit. Renditjen e kemi propozuar alfabetike.

Është propozim se tregon se koalicioni sic është sot dhe me listë të hapur jetojnë bashkë pa asnjë problem.

Tjetër, mbyll shtegun çdo debati, Rama kërkon të zhdukë koalicionet, t’i bëjë me listë të përbashkët. Kjo cështje ti shkojë OSBE. Kanë edhe tekstin aty. Rama në mes të lojës ndryshon rregullat e lojës zgjedhore”, tha përfaqësuesi i PD në Këshillin Politik.

I pyetur se përse PD dorëzoi draftin për ndryshimet kushtetuese në Kodin Zgjedhor pikërisht tani, Bykykbashi u përgjigj se “ Pasi kërkuam të kemi dakordësi OSBE nuk pranuan, pas firmës së kërkesës së përbashkët, ku do vinim qëndrimet e pyetjet tona për këtë cështje do nisnim punën për çështje tjera, sërish heshtën.

Në 22 shtator cuam tekstin e letrës. Propozimi është në përputhje të plotë me kushtetutën, se të drejtën e propozimit të kandidatëve ia jep partive individuale të koalicionit e nuk është koalicioni që propozon kandidatët. Propozimin e kandidatëve sipas versionit të PS e bëjnë koalicionet, u hoq në 30 korrik”, tha Bylykbashi, ndërsa sa i takon pragut elektoral, ai tha se nuk është pjesë e propozimeve të PD, pasi nuk është problem për opozitën e Bashkuar.

Ai deklaron se propozimi ka mbështetjen e aleatëve të PD-së, si dhe kanë marrë edhe konsultë ndërkombëtare për rrugën që po ndjekin.

Të fundit