Flash News

KRYESORE

Bylykbashi zbulon dy kërkesat e opozitës në tryezën e Këshillit Politik: PS kundër

Bylykbashi zbulon dy kërkesat e opozitës në tryezën e

Përfaqësuesi demokrat në tryezën e Këshillit Politik, Oerd Bylykbashi, në një prononcim për mediat është shprehur se Opozita e Bashkuar ka insistuar gjatë mbledhjes së sotme në idenë e ruajtjes së koalicioneve zgjedhore.

Sipas Bylykbashit, koalicionet nuk kanë qenë asnjëherë problematik, kështu që nuk është e nevojshme heqja e tyre. Po ashtu, Bylykbashi ka treguar se një nga kërkesat e tjera të opozitës në tryezën e Këshillit ishte hapja 100% e listave.

“Në mbledhjen e sotme opozita e bashkuar bëri të qartë qëndrimin e saj në lidhje me ruajtjen e koalicioneve zgjedhore, siç janë sot në Kodin Zgjedhor. Një çështje që ka funksionuar prej 17 vitesh dhe nuk ka pasur problem. Gjithashtu, u kërkua hapja 100% e listave. Ne kërkojmë që zgjedhësit të votojnë të lirë. Mazhoranca kërkon t’u heqë zgjedhësve mundësinë për lista 100% të hapura, si dhe të zgjedhin lirisht partinë që duan. Këto janë qëndrime diametralisht të kundërta. Ne për çështje që nuk kemi dakordësi kemi të drejtën t’i drejtohemi OSBE/ ODIHR”, tha Bylykbashi.

Të fundit