Flash News

KRYESORE

Byroja e Kuvendit rrëzon me forcën e kartonëve kërkesën e PD-së për Pjerin Ndreun

Byroja e Kuvendit rrëzon me forcën e kartonëve kërkesën

Pas kërkesës së Partia Demokratike për të  marrë masa disiplinore për deputetin socialist Pjerin Ndreun është mbledhur Byroja e Kuvendit ditën e sotme për shqyrtimin e kësaj kërkese.

 PD-ja ka kërkuar  më herët që Ndreu të përjashtohet 10 ditë nga Parlamenti  pasi të djathtët pretendojnë se Ndreu ka ofenduar dhe kërcënuar deputetin e PD-së Ervin Salianji, gjë të cilën, sipas tyre, e ka pranuar edhe vetë Ndreu.

Pas shqyrtimit, Byroja ka rrëzuar kërkesën e PD-së për përjashtimin e Pjerin Ndreut me shumicë votash.

 

Të fundit