Flash News

KRYESORE

Byzylykët, Bardhi urdhëron shkarkimin e shefit të Shërbimit të Provës, Ilir Qafa

Byzylykët, Bardhi urdhëron shkarkimin e shefit të Shërbimit

Ministria e Drejtësisë ka marrë më në fund në dorëzim byzylykët elektronik që shërbejnë për mbikqyrjen e të dënuarve. Mësohet se tashmë ka përfunduar i gjithë procesi i kolaudimit të byzylykëve, duke marrë në dorëzim dhe hetimin administrativ mbi këtë çështje. Gjithashtu, ministria  ka marrë aprovimin nga kompania për instalimin e serverit qendror të sistemit elektronik pranë Ministrisë së Drejtësisë.

Në procesverbalin e hartuar në përfundim të hetimit administrativ, Ministri Bardhi ka kërkuar shkarkimin nga detyra të ish-sekretares, Juliana Hoxha duke e akuzuar si person përgjegjës për situatën.

Ndërkohë  ka urdhëruar nisjen e menjëhershme të procedurës së shkarkimit nga detyra të Drejtorit të Përgjithshëm të Shërbimit të Provës, Ilir Qafa. Ky i fundit akuzohet për dhënien byzylykëve nën administrim kompanisë, kur ato në të vërtetë  janë në pronësi të Ministrisë së Drejtësisë.

Ministria: Morëm 72 byzylykë, 86 janë në përdorim

Ministria e Drejtësisë ka marrë në posedim 72 byzylykë të pa përdorur më parë dhe 63 byzylykë të përdorur por në gjendje pune. Ndërkohë, 86 byzylykë janë aktualisht në përdorim nga të dënuarit nën mbikëqyrje elektronike, të cilat do të merren në posedim nga ana e Ministrisë së Drejtësisë, rast pas rasti, pas përfundimit të periudhës së mbikëqyrjes.

Pjesa e mbetur nga sasia prej 300 byzylykë të blerë nga Ministria e Drejtësisë, të cilët rezultojnë të dëmtuara për shkak të përdorimit apo fabrikimit, nuk janë marrë në posedim nga Ministria e Drejtësisë dhe i janë kthyer kompanisë private, me qëllim ekzaminimit e tyre, dhe sipas rastit, rregullimin apo zëvendësimin e pajisjeve.

Serveri i mbikëqyrjes instalohet në Ministrinë e Drejtësisë

Pas kërkesës së Ministrisë së Drejtësisë, kompania ka rënë dakord që të instalojë pranë Sallës Operative të Mbikëqyrjes Elektronike, edhe serverin qendror të sistemit elektronik, i cili do të jenë nën posedimin e Ministrisë së Drejtësisë dhe do të administrohet dhe mirëmbahet nga kompania private, sipas termave të kontratës.

Të fundit