Flash News

KRYESORE

Çadrat me vete, si parashikohet moti gjatë kësaj jave dhe për festat e Nëntorit

Edhe këtë javë si duket nuk do të shmangen çadrat për shkak të motit të paqëndrueshëm.

Sipas Shërbimit Meteorologjik ushtarak, dita e Hënë do të ketë mot me vranësira mesatare dhe të dendura shoqëruar me reshje shiu të herëpashershme, kurse dita e Martë dhe Mërkurë moti do të jetë me kthjellime por nuk do të mungojnë edhe alternimet e vranësirave .

Sa i takon festave të Nëntorit, sipas SHMU do të festohen me mot të vranët. “Vranësirat për këto dy ditë do të shoqërohen me reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët dhe mesatar por lokalisht deri edhe të lartë”, sqaron SHMU.

Të fundit