Flash News

KRYESORE

Cafu zgjedh fituesin e Topit të Artë, një zgjedhje surprizë

Cafu zgjedh fituesin e Topit të Artë, një zgjedhje surprizë

Kampioni i botës me Brazilin, Cafu, ka folur në lidhje me talentin e lojtarit të Liverpoolit, Trent Alexander-Arnold. Ish-mbrojtësi i krahut të djathtë sheh tek i riu nga Liverpooli karakteristikat e tij. Cafu shkon dhe më tej kur thotë se pret që Arnold të fitojë Topin e Artë.

"Mendoj se Alexander-Arnold është një nga më të mirët e botës, nuk kam asnjë dyshim për diçka të tillë. Ai është një lojtar fantastik dhe mund të them se ka karakteristika që kisha dhe unë.

"Mendoj se i ka të gjithë mundësitë për të fituar Topin e Artë në të ardhmen", - tha Cafu. Një vlerësim fantastik për djaloshin që po jeton një ëndërr të madhe, pasi ka fituar Champions Leaguen dhe me shumë mundësi do të fitojë dhe kampionatin anglez.

 

Të fundit