Flash News

KRYESORE

Çahen argjinaturat në Vjosë, Vlora në alarm, ushtria evakuon me forcë banorët e rrezikuar

Çahen argjinaturat në Vjosë, Vlora në alarm, ushtria

Dy argjinatura të lumit Vjosë në Vlorë, ato të Mifolit dhe Biasnit janë çarë në orët e para të mëngjesit dhe për pasojë uji ka përmbytur të gjithë fshatrat përreth. Ndonëse aktualisht nuk po bien reshje shiu, prurjet e mëdha të Vjosës, kryesisht nga Greqia, vijojnë të rrezikojnë Vlorën.

Deri më tani uji ka vërshuar në fshatrat Mifol, Novoselë, Vitore, Misho dhe disa të tjera aty pranë. Niveli i ujit ka arritur në një metër e gjysmë.

Ndërkohë, Forcat e Armatosura kanë qenë në gatishmëri përgjatë gjithë natës dhe në orët e para të mëngjesit kanë evakuar mbi 20 persona. Ushtria ka evakuar me forcë edhe ata banorë që nuk kanë dashur të braktisin shtëpitë, por që jeta u rrezikohej nga lumi.

Situata parashikohet të rëndohet në lumin Seman dhe në lumin Devoll, që pritet të dalin nga shtrati dhe të shkaktojnë përmbytje. 

Të fundit