Flash News

KRYESORE

Çaj me ananas dhe kanellë për të humbur peshë

Çaj me ananas dhe kanellë për të humbur peshë

Çajrat nuk djegin yndyrnat në mënyrë magjike por ndihmojnë në humbjen e peshës. Living sugjeron një recetë të veçantë çaji për të ndihmuar në heqjen e kilogramëve të tepërt.

Përbërësit e këtij çaji kanë veti detoksifikuese.

Kanella është një erëz me veti të fuqishme antioksiduese dhe anti-inflamatore. Ndërsa ananasi i jep një shije të mrekullueshme çajit.

Çaji jeshil është një bimë shumë e shëndetshme. Detoksifikon dhe na ndihmon të humbim peshë.

Si përgatitet ky çaj?

Përbërësit:

250 ml ujë

1 lugë kafeje çaj jeshil

½ lugë kafeje kanellë pluhur

1 fetë ananas

1 lugë çaji mjaltë

Përgatitja:

Si fillim, vendosni ujin të ziejë. Kur të marrë valë, shtoni kanellën pluhur. Më pas uleni nxehtësinë dhe shtoni çajin jeshil. Lëreni në zjarr për 2-3 minuta të tjera. Prisni ananasin në copa të vogla. Kur çaji të jetë gati, kullojeni dhe shtoni copat e ananasit. Lëreni të pushojë 10 minuta dhe pijeni të ngrohtë.

Mund ta konsumoni në mëngjes dhe në një vakt tjetër të ditës.

Të fundit