Flash News

KRYESORE

Çaj me lëkurë mandarine, ‘arma’ e re për të shpëtuar nga pagjumësia

Çaj me lëkurë mandarine, ‘arma’ e re për

Gjumi luan një rol kyç në një sërë procesesh metabolike.

Pagjumësia është shkak për shumë sëmundje, e burim mungese energjie.

Pagjumësia ka ndikim negativ në gjendjen shpirtërore, kujtesën, por edhe aktivitetet e tjera të përditshme.

Nëse keni kohë që nuk arrini të mbyllni sytë, edhe pse keni provuar teknika dhe receta nga më të çuditshme, çaji i mëposhtëm është ajo që ju nevojitet.

Përbërësit i tij kryesorë janë lëkurat e mandarinës, të cilat përdoren gjithashtu për problemet e sistemit tretës, stresin, ulcerën gastrike, si dhe ulin nivelet e larta të kolesterolit dhe glukozës në gjak.

Ju nevojiten 500 ml ujë, 1 lugë gjelle kamomil i grirë, disa gjethe sherbelë e thatë, 1 lugë gjelle mjaltë dhe lëkura mandarinash. Zieni bashkë të gjithë përbërësit bashkë, më pas filtrojeni dhe shtojini mjaltin, i cili preferohet të jetë organik. Më pas pijeni 1 orë para se të shtriheni.

Burimi: gazeta shëndeti

Të fundit