Flash News

KRYESORE

Çajrat që lehtësojnë dhimbjen e kokës, mund t’i konsumoni në vend të ilaçeve

Çajrat që lehtësojnë dhimbjen e kokës, mund t’i

Ilaçet për dhimbjen e kokës kanë efekte anësore. Përpara se t’i konsumoni mendoni të gjeni diçka më tradicionale. Janë çajrat bimore të cilat ju ndihmojnë të përballeni me këtë problem.

Living liston disa nga çajrat të cilat janë vërtetuar shkencërisht se mbajnë nën kontroll sulmet e migrenës.

Çaji i xhinxherit

Sipas shkencëtarëve çaji i xhinxherit është shumë i dobishëm për lehtësimin e dhimbjeve të migrenës—ka veti anti-inflamatore shumë të fuqishme  dhe lehtëson tensionin e muskujve.

Çaji i mentes

Një filxhan çaj i tillë mund t’ju ndihmojë të lehtësoni dhimbjet e migrenës pa pasur nevojë për qetësues.

Çaji i kamomilit

Migrena mund t’ju sulmojë në çdo moment të caktuar të ditës, përfshirë edhe kohën e gjumit. Mund të merrni një çaj kamomili i cili përveçse ju lehtëson dhimbjet, ju ndihmon edhe me gjumin.

Çaji i livandës

Ka veti qetësuese natyrale edhe kundra stresit dhe ankthit.

Të fundit