Cakaj: Dy arsyet pse nuk u hapën negociatat

Ministri në Detyrë i Punëve të Jashtme, Gent Cakaj ka treguar dy arsyet sipas tij të mos hapjes së negociatave.

I ftuar në ‘Tempora’ Cakaj thotë se vendimi ka lidhje me problemet e brendshme të vendeve anëtare mbi të ardhemen e Europës.

“Mos hapja e negociatave erdhi për dy arsye. E para, ndodh sepse realisht vendimi i Këshillit Evropian nuk kishte të bënte me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, por me vendimet e brendshme mes vendeve anëtare për të ardhmen e Europës.

Së dyti, të dy vendet kanë plotësuar kushtet dhe si rrjedhojë nuk u mor vendimi për asnjërën”-tha Cakaj.

Sipas Cakajt kushtet e Gjermanisë nuk ishin kushte për çështjen e hapjes së negociatave.