Flash News

KRYESORE

Cakaj: Kufiri mes Shqipërisë dhe Kosovës duhet të hiqet menjëherë

Cakaj: Kufiri mes Shqipërisë dhe Kosovës duhet të hiqet

Ministri i Jashtëm në Detyrë, Gent Cakaj ka deklaruar sot se kufiri mes Shqipërisë dhe Kosovës nuk duhet të ekzistojë.

Duke folur në konferencë pas takimit me homologun e tij në Kosovë, Glauk Konjufcën, Cakaj tha se kufiri mes dy vendeve është simbolik.

“Populli i Kosovës ka shfaqur një solidaritet që sfidoi edhe kufijtë e të besueshmes, institucionet civile e ushtarake kanë bërë një punë të pashembullt dhe qeveria e Kosovës dha një financim të vyer për rimëkëmbjen e Shqipërisë pas tërmetit të 26 nëntorit.

Tragjedia dëshmoi se edhe pse jemi dy shtete jemu një komb dhe se kufiri që ndan dy vendet tona është simbolik dhe se bashkëpunimi mes dy vendeve duhet të thellohet pashmangshëm. Në të vërtetë, kufiri mes Kosovës dhe Shqipërisë nuk duhet të ekzistojë fare, duhet të hiqet menjëherë dhe vendet tona duhet të gëzojnë liri të pakufizuar qarkullimi dhe mundësi të papenguara për ndërveprim të thelluar ekonomik”, tha Cakaj.

Të fundit