Flash News

KRYESORE

Cakaj në Bruksel takime me Mogherini-n dhe Hahn-in për hapjen e negociatave

Ministri në Detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme Gent Cakaj pati dy takime të rëndësishme ditën e sotme në Bruksel, ku diskutoi për procesin e integrimit të vendit tonë në BE. Ai u takua me komisionerin Johannes Hahn, ku u ndalën te reforma në drejtësi.

“Komisioni Evropian ka evidentuar shkallën e transformimeve të nevojshme në Shqipëri për të merituar hapjen e negociatave për anëtarësim në BE. Vendimi pozitiv i Këshillit është thelbësor për ta ruajtur besueshmërinë e politikave të zgjerimit të BE-së në përgjithësi.”, shkroi Cakaj në Facebook.

Gjithashtu, ai takoi edhe Përfaqësuesen e Lartë të BE-së, Mogherini.

“Hapja e negociatave për Shqipërinë në qershor është një interes strategjik i ndërsjellët dhe një çështje thelbësore në shërbim të dinamikës të reformave të Shqipërisë në përgjithësi. Hapja e negociatave për Shqipërinë duhet të ndodhë MENJËHERË sepse një vendim i tillë është tashmë i vonuar: procesi i bisedimeve për anëtarësim në BE duhet të kishte filluar që në qershor 2018!”, përfundoi ministri i jashtëm.

Të fundit