Flash News

KRYESORE

Cakaj në Vjenë, merr mbështetjen e Austrisë për integrimin evropian

Cakaj në Vjenë, merr mbështetjen e Austrisë për

Ministri i Jashtëm në detyrë, Gent Cakaj ka zhvilluar një vizitë Vjenë të Austrisë ku është takuar me Karin Kneissl, ministre e Jashtme.

Në përfundim të takimit, Cakaj është shprehur se Austria do ta mbështesë Shqipërinë në integrimin e saj evropian. Gjithashtu, Cakaj bëri me dije se fokusi i takimit ishte edhe rritja e bashkëpunimit dypalësh në fushën e ekonomisë, veçanërisht për rritjen e investimeve të huaja në Shqipëri.

Ai tha se Austria do t’i ofrojë Shqipërisë mbështetje diplomatike dhe teknike për kryesimin e OSBE në vitin 2020.

Ministrja e Jashtme e Austrisë inkurajoi Shqipërinë të çojë përpara reformat e ndërmarra, reformën në drejtësi, luftën kundër korrupsionit. Në fjalën e saj, Karin Kneissl tha se Austria është një mbështetëse e fortë e Shqipërisë. Ajo vuri theksin në rezultatet e arritura nga Qeveria shqiptare veçanërisht në Reformën në Drejtësi dhe procesin e vetting-ut.

Të fundit