Flash News

KRYESORE

Cakaj: Raporti i KE është kristal i qartë; koha e bashkëpunimit ndërpartiak

Ministri  për Europën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj pas rekomandimit të komisionit Europian për çeljen e negociatave me Shqipërinë, u shpreh se tani është koha për bashkëpunim ndërpartiak.

Sipas tij, vlerësimi teknik i Komisionit duhet të shndërrohet në vullnet politik të Keshillit dhe Shqipërisë duhet t'i hapen negociatat.

“Raporti i Komisionit Evropian është kristal i qartë:

Shqipëria ka shënuar progresin e nevojshëm për hapjen e negociatave për anëtarësim në BE! Tani është koha e bashkëpunimit ndërpartiak në shërbim të integrimit dhe angazhimit maksimal politik për t’i shpalosur domosdoshmërinë e hapjes së negociatave Evropës!

Vlerësimi teknik i Komisionit duhet të shndërrohet në vullnet politik të Keshillit dhe Shqipërisë duhet t'i hapen negociatat menjëherë”, shkruan Cakaj në Facebook.

Të fundit