Flash News

KRYESORE

Cakaj takon Komisionerin e BE për Zgjerim: Shqipëria do të vazhdojë reformat modernizuese

Cakaj takon Komisionerin e BE për Zgjerim: Shqipëria do të

Ministri në Detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme Genti Cakaj u takua me Komisionerin për Politikat Evropiane të Fqinjësisë dhe Zgjerimit, Olivér Várhelyi, ku diskutuan për rëndësinë e procesit të zgjerimit të BE-së në Ballkanin Perëndimor. Qëndrimi i të dyve është se Shqipëria i ka përmbushur të gjitha kushtet e nevojshme teknike për të filluar procesin e bisedimeve për anëtarësim.

“Pavarësisht shtyrjes së vendimit dhe procesit të reformimit të metodologjisë së negociimit, Shqipëria do të vazhdojë punën e pakursyer për reforma modernizuese dhe transformime demokratike!”, shkroi Cakaj në Facebook.

Ndërsa për komisionarin hungarez, në samitin e ardhshëm BE duhet që të hapë negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, pasi është në interes të unioni.

Të fundit