Flash News

KRYESORE

Cakaj takon ministrat e Jashtëm të BE-së: Shqipëria meriton hapjen e negociatave

Ministri i në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj ishte në Helsinki në një takim joformal të Ministrave të Jashtëm të BE-së dhe shteteve të Ballkanit Perëndimor në Helsinki.

Aty diskutoi për rëndësinë e bashkëpunimit rajonal në shërbim të procesit të anëtarësimit në Bashkimit Evropian.

“Vendet anëtare të BE-së shprehën një vlerësim të lartë për rezultatet e reformave dhe përmbushjen e plotë të kushteve teknike për hapjen e negociatave me Shqipërisë. Hapja e negociatave me Shqipërinë për anëtarësim në BE në tetor nuk do të jetë vetëm një sinjal jashtëzakonisht domethënës për rajonin në përgjithësi por edhe për besueshmërinë e politikave të zgjerimit të BE-së në veçanti.”, njoftoi ministri në Facebook.

Ai shtoi se pjesëmarrjen në ketë takim e shfrytëzoi edhe për shumë takime bilaterale me ministrat e jashtëm të vendeve anëtare në kuadër të angazhimit diplomatik të Shqipërisë për të shpalosur rezultatet e paprecedent të reformave të brendshme por edhe për të nënvizuar rëndësinë e garantimit të perspektivës evropiane të Shqipërisë.

“Shqipëria ka përmbushur të gjitha kushtet teknike për të merituar hapjen e negociatave në tetor. Prandaj, Shqipëria pret që Këshilli do t’i përgjigjet pozitivisht progresit të saj duke hapur negociatat për anëtarësim në BE”.

Të fundit