Flash News

KRYESORE

Çako raporton përpara TaskForcës 14 raste të shit-blerjes së votës

Çako raporton përpara TaskForcës 14 raste të shit-blerjes

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Haki Çako ka raportuar para Task­Forcës për monitorimin e administratës publike në zgjedhje gjatë një mbledhje të zhvilluar ditën e sotme.

Rendit i Ditës përfshinte raportim nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit lidhur me shqetësime për raste dhune të sjella në vëmendje të Task­Forcës nga subjekti zgjedhor LSI, si dhe me gjerë lidhur me masat e marra nga Policia e Shtetit për trajtimin e incidenteve gjatë fushatës zgjedhore dhe ditën e zgjedhjeve.

Njëkohësisht, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit duhet të informonte për aktivizimin e elementëve kriminalë gjatë fushatës zgjedhore në mbështetje të subjekteve politikë (nëse ka), për përfshirje të punonjësve të Policisë së Shtetit në mbështetjeje të subjekteve zgjedhorë apo bashkëpunimi i tyre me elementë kriminalë gjithmonë në kuadër të zgjedhjeve (nëse ka) apo për raste të shitblerjes së votës.

Në një njoftim të shpërndarë për mediat nga zyra e task­forcës pranë zv/kryeministrit, thuhet se Çako raportoi për rastet e dhunës gjatë fushatës zgjedhore që shqetësojnë subjektin zgjedhor LSI dhe u shpreh se Policia e Shtetit ka trajtuar me përparësi çdo rast duke kryer veprimet e duhura procedurale dhe duke referuar çështjet për ndjekje të mëtejshme pranë prokurorisë si organi kompetent për të ushtruar ndjekjen penale.

Policia e Shtetit ka konstatuar 14 raste veprash penale që cënojnë sistemin demokratik të zgjedhjeve për të cilat deri më sot janë identifikuar 24 autorë, një pjesë e të cilëve janë arrestuar, të tjerë ndiqen në gjendje të lirë dhe një pjesë janë shpallur në kërkim.Shqiptarja.com

Të fundit