Flash News

KRYESORE

Caktohen detyrat e deputetëve të rinj në komisionet parlamentare

Caktohen detyrat e deputetëve të rinj në komisionet parlamentare

Deputetët e rinj, që kanë pranuar mandatët pasi opozita e bashkuar i dorëzoi ato, pas betimit në Kuvend kanë marrë edhe detyrat në komisionet parlamentare.

Kuvendi ka vendosur sot që deputeti Ylli Shehu të caktohet anëtar në komisionin për Sigurinë Kombëtare dhe në Komisionin e Veprimtarisë Prodhuese.

Deputeti Enver Roshi është caktuar anëtar në komisionin për Punën, Çështjet Sociale dhe Shëndetësinë dhe në komisionin për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik.

Deputetja Aurora Mara caktohet anëtare në komisionin për Integrimin Europian dhe në komisionin për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut.

Deputeti Edmond Rrushi caktohet anëtar në komisionin për Ekonominë dhe Financat dhe në komisionin për Sigurinë Kombëtare.

Të fundit