Flash News
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Lirohet nga qelia ish-kryebashkiaku i Fushë Arrëzit, Fran Tuci
Konstituimi i grupit të dialogut PD-PS, Bylykbashi: Prioritet është Reforma Zgjedhore
Konstituohet grupi i dialogut mes opozitës dhe mazhorancës për ‘Reformat’
Tragjikomedia e AADF me Butrintin: Një i panjohur do të drejtojë bordin shkencor të fondacionit
Caktohet data e takimit mes Donald Trump dhe Kim Jong Un në ishullin e gjakderdhjeve
Është përcaktuar data dhe vendi i takimit mes dy liderëve të fuqishëm Donald Trump dhe Kim Jong Un. Takimi do të zhvillohet në një hotel në ishullin Sentosa të Singaporit, njofton Shtëpia e Bardhë.
Samiti historik është planifikuar të mbahet më 12 qershor, por nuk janë dhënë detaje të tjera.
Ky njëherësh do të jetë takimi i parë i ndonjë lideri verikorean me një president amerikan në detyrë. Trump u shpreh ditën e djeshme se planet janë duke shkuar shumë mirë.
“Shumë marrëdhënie janë duke u krijuar, shumë negociata janë duke u bërë përpara takimit. Është takim shumë i rëndësishëm, do të jenë disa ditë tejet të rëndësishme”, u ka thënë ai gazetarëve.
Sekretarja e Shtëpisë së Bardhë, Sarah Sanders, ka konfirmuar përmes një postimi në Twitter, se samiti do të zhvillohet në Hotelin luksoz, Capella. Sentosa është një nga 63 ishujt që përbëjnë Singaporin.
Ishulli me territor prej 500 hektarësh është vend i hoteleve luksoze, klubeve të golfit dhe zonave detare private. Po ashtu ishulli ka një histori të zymtë të luftës dhe gjakderdhjeve.