Flash News

KRYESORE

Caktohet data e zgjedhjeve lokale në Kosovë

Caktohet data e zgjedhjeve lokale në Kosovë

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka caktuar datën 22 tetor 2017 për mbajtjen e zgjedhjeve lokale.

"Në mbështetje të nenit 4 të Ligjit Nr.03/L–072 për Zgjedhjet Lokale, nenit 6 të Ligjit Nr.03/L–094 për Presidentin e Republikës së Kosovës, pas konsultimit me partitë politike, presidenti Thaçi ka marrë vendim që zgjedhjet për organet vetëqeverisëse lokale të mbahen më 22 tetor 2017", thuhet në njoftimin nga Presidenca e Kosovës.

Presidenti ka udhëzuar Komisionin Qendror të Zgjedhjeve që t’i ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për organizimin dhe mbajtjen e zgjedhjeve lokale, në përputhje me vendimin e tij dhe legjislacionin në fuqi.

Të fundit