Flash News

KRYESORE

Caktohet seanca në Kuvend për votimin e qeverisë në Kosovë

Caktohet seanca në Kuvend për votimin e qeverisë në

Më 3 shkurt (ditë e hënë) pritet të mbahet seanca për votimin e qeverisë së Kosovës.

Lajmi është konfirmuar nga kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, pas mbledhjes së kryesisë.

“Ne sapo e përfunduam një mbledhje të shpejtë të Kryesisë të Kuvendit, z.Kurti i është drejtuar Kryesisë sonë me një kërkesë për paraqitjen e Qeverisë së ardhshme, e ka kërkuar datën 3 shkurt në orën 11:00. Kryesia vendosi të njëjtën gjë”, tha Konjufca.

Kjo ka qenë kërkesa e Albin Kurtit mandatarit për formimin e Qeverisë së Kosovës, i cili ka afat deri në 4 shkurt për t’ua prezantuar deputetëve të Kuvendit të Kosovës emrat e përzgjedhur për ekzekutivin.

Ndërkohë, VV dhe LDK nuk kanë gjetur ende një konsensus për koalicionin e përbashkët qeverisës, për shkak të mosmarrëveshjeve për postin e presidentit dhe kreut të Kuvendit, pavarësisht shumë takimesh, madje edhe me ndërmjetësimin e ndërkombëtarëve.

Të fundit