Flash News
Video/ Tensione në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Himarës, qytetari pështyn në fytyrë Vangjel Tavon
Olsi, ashtu si Edi, qenka burrë p….
Nën hetim për trafik k*kaine, SPAK sekuestron pasuritë e Princ Dobroshit dhe Olsi Syziut
Atentat në Memaliaj, qëllohet me breshëri arme avokati
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
Camaj e Koliqi agjentë jugosllavë? Nebil Cika tregon për herë të parë si u kërcënua në telefon nga i ati i Auron Tares
Kryetari i Shoqatës Antikomuniste të ish-të Përndjekurve, Nebil Çika ka reaguar, duke rrëfyer një episod të pa treguar më parë me babain e Auron Tares, Isa Tare , pas polemikave të krijuara një ditë pas publikimit të një dokumenti arkivor ku dy figurat e njohura Ernest Koliqin dhe Martin Camaj cilësohen si agjentë jugosllavë.
Sipas Çikës, me këtë hulumtim Tare po përpiqet të përbaltë me dokumente të sajuar nga Sigurimi i Shtetit dy figura të shquara nacionaliste e antikomuniste me famë botërore, ndërsa rrëfen për herë të parë një incident të ndodhur me babain e studiuesit, si për të treguar se ç’ndodh “kur historinë e bëjnë pinjollët e autorëve masakrave komuniste”.
“Auron Tare po përpiqet të përbaltë me dokumente të sajuar nga Sigurimi i Shtetit dy figura të shquara nacionaliste e antikomuniste me famë botërore, Ernest Koliqin dhe Martin Camaj duke i cilësuar si agjentë jugosllavë.
Së pari duhet të theksoj se me dokumente të Sigurimit të Shtetit shumica e te përndjekurve politike janë akuzuar si agjentë të shërbimeve të huaj. Im at, për shembull, është akuzuar e dendura me 16 vjet burg si agjent i CIA-s, Amerikane gjë që sigurisht nuk ishte e vërtetë.
Por në rastin konkret dua të tregoj një incident të hershem me te atin e Auron Tares , Isa Tare . Vite me pare unë kam reaguar publikisht ndaj dekorimit të një ish terroristi komunist Rraham Parllaku ku midis te tjerash i kujtoja edhe faktin qe si komandat i divizionit partizan , ne Kosovë bashke me komisarin Ramiz Alia ishte autor i “ Masakrës se Tivarit “ ku komunistet jugosllavë vranë rreth 5 mijë shqiptar të Kosovës të cilët ua dorëzuan partizanët shqiptarë.
Isa Tare me mori ne telefon dhe me kërcënoi duke me thëne se pjesë e divizionit partizan ne Kosovë kishte qene dhe ai, sigurisht qe nuk ishte i vetmi, megjithëse i ktheva përgjigje nuk i dhashë rendësi kërcimeve te tij dhe disa te tjerëve ne atë kohë .Nuk do ta kisha publikuar kurrë nese i biri të mos vazhdonte rrugën e tij duke akuzuar patriotët antikomunistë shqiptarë si agjentë te shërbimeve të huaja.
Nuk dua të zgjatem shumë në argumente por besoj se mjafton fakti që Ernest Kolqi hapi ne Kosove dhe ne trojet e tjera te bashkuar me Shqipërinë ne periudhën 1940-1944 qindra shkolla shqipe duke hedhur farën e kulturës kombëtare e cila mbi e u rrit e sot falle saje Kosova është e Pavarur. Si mund të ishte agjent jugosllave një njeri që shkriu gjithë jetën ne projektin e Shqipërisë etnike , akti me i madh kundër shërbimit sekret jugosllav . E njëjtat gjë mund te thuhet edhe për Martin Camaj.
Por nuk ka si të ndodhë ndryshe kur historinë e bëjnë pinjollët e atyre qe i shërbyen vërtetë armiqve tanë shekullore , partizaneve shqiptarë duke masakruar e tradhtuar vëllezërit tanë në Kosovë”, shkruan Çika.