Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Igli Tola
Zyrtarisht sipas numërimit kalendarik Gregorian kemi hyrë në muajin e katërt të vitit, por duket se Marsi nuk është 'larguar' ende (njësoj si historia e 'plakave' të prillit), ose të paktën 'jehona' e ndodhive të këtij muaji do të na shoqërojë gjatë.
Ndodhën pothuaj paralelisht 2 'super' ngjarje, por me shtrirje gjeografike dhe impakt të ndryshëm, njëra globale dhe tjera lokale (kombëtare). Të dyja ngjarjet (skandalet) ishin të paralajmëruara, të pritshme, por duke qenë se ne humanët i druhemi pasojave që do të sillnin, kishim ngritur rreth vetes një 'fortesë iluzioniste' të mosekzistencës së problemeve lidhur me privatësinë e të dhënave, manipulimet elektorale dhe 'oligarkinë'.
Mjaftoi, një 'whistlebloëer' dhe puna sqaruese dhe investiguese e mediave , si gazeta "The Guardian" dhe "Channel 4" që skandali "Cambridge Analytica" të shpërthente. Para kamerave të stacionit "Channel 4" kreu ekzekutiv i firmës, Alexander Nix (Alexander James Ashburner Nix) deklaroi se Donald Trump arriti të shpallej fitues në 'Presidencialet' e 2016 falë suksesit të fushatës së kompanisë së tij (Cambridge Analytica) në rrjetet sociale.
"Cambridge Analytica” besohet se i përdori të dhënat e mbi 50 milionë përdoruesve të "Facebook-ut" për të krijuar njoftime dhe spote të individualizuara (customized), duke shënjestruar votuesit amerikanë me mesazhe të caktuara. Të dhënat e siguruara nga profilet e tyre u analizuan shkencërisht me atë që njihet si “modeli psikologjik i personalitetit” në bazë të 5 tipareve, apo ndryshe “OCEAN V”.
Kjo metodë e vlerësimit virtual të personalitetit është zbuluar në 2013 nga Michael Kosinski, David Stillwell dhe Thore Graepel, të cilët ishin të gjithë studiues së psikologjisë në Universitetin e Kembrixhit në Mbretërinë e Bashkuar. Në botimin e tyre theksojnë se gjërat që ne 'pëlqejmë' në Facebook, mund të përdoren për të parashikuar tiparet tona të personalitetit, duke e bazuar në pesë tipare të mirënjohura: pranueshmëria, neuroticizmi, hapja ndaj përvojave të reja, ekstraverzimi dhe ndërgjegja. Nivelet tona në këto tipare priren të jenë relativisht të qëndrueshme gjatë gjithë jetës (me disa përjashtime).
Sipas po të njëjtit studim, rezultoi se reklamat online mund të rezultonin në 40% më shumë klikime (këto klikime shtesë çuan në më shumë blerje për shitësin) nëse ata synonin lloje të veçanta personaliteti. Marrim për shembull, një reklamë bukurie dhe përshtatjet që i duhen bërë asaj në secilin rast. Ekstravertët u vunë në shënjestër me mesazhin "Kërce (dance) sikur askush nuk po të sheh", kurse introvertët me mesazhin "Bukuria nuk duhet të bërtasë".
Ky studim, u zbatua rigorozisht nga kolegu i tyre në Kembrixh dhe njëkohësisht analisti kryesor i "Cambridge Analytica", Aleksandr Kogan, në analizën e bërë kampionit prej 50 milion amaerikanësh të blerë nga "Facebook". Duke qenë profesionist i statistikave, i kushtoi rëndësi edhe teknikës së kampionimit duke përdorur metodën jorastësore me kuota. Kjo teknikë konsistoi në zgjedhjen e votuesve vetëm nga 12 shtetet e pavendosura, të lëkundura si: Florida, Kalifornia e Veriut, Kolorado, Arizona, Ohajo etj, pasi pjesa tjetër prej gati 38 shtetesh janë përkrahës tradicionalë të njërës palë. Për shembull, asnjë kandidat republikan nuk ka fituar në Nju Jork apo Havai që nga 1984, ndërsa Uajoming dhe Alabama nuk kanë votuar për një demokrat që në 1964.
Me pak fjalë, u vërtetua shkencërisht, 'dogma' e famshme se njerëzit të duan dhe të përkrahin nqs ti u thua, pikërisht ato që ata duan të dëgjojnë. Gjithë kjo është një përpjekje për të 'blerë' zemrat, ndjenjat, emocionet dhe mendjet e elektoratit.
Ndërkohë, në këtë shtetin tonë të vogël (mbase shteti më pro amerikan në rruzull) vijon të shfaqet 'soap opera - televonela', "PPP". Nëse episodet e para të saj kanë kaluar me shumë pak, ose aspak reagim mediatik apo shoqëror por, puntata e fundit, "Toll-i në Kalimash", mori përmasat e një 'mega-skandali', duke u pasuar nga një 'valë' protestash, zjarrvëniesh, arrestimesh etj.
Fabula e këtij seriali është tejet simpliste, marrëdhënia simbiotike mes qeverisë dhe sipërmarrësve më të mëdhenj të vendit, ku qeveria u jep atyre miliona euro përmes skemës PPP, kurse ato e mbajnë në pushtet.
Janë pikërisht këto 4, 5, 'qameti' 6 sipërmarrës (që Kryeministri i etiketon si demokratë) që kanë numrin më të lartë të të punësuarve. Këtë detaj e kanë spikatur me zgjuarsi 'homologët' shqiptarë të Nix dhe Kogan, dhe mbi të është ngritur e gjithë skema. Skemë e ngjashme mot-a-mo me "Cambridge Analytica", vetëm me një ndryshim: te ne nuk luhet me ndjenjat, mendimet, emocionet e njerëzve, por me 'bukën e gojës' së tyre.
Protagonistët e "PPP" propagandojnë se njeriu mund të jetojë vetëm me bukë, edhe pse buka mund të na sigurojë vetëm mbijetesën. Kështu, me koshiencë apo jo, heqin vija paralele mes jetesës dhe mbijetesës, edhe pse kjo e fundit s'mund të jetë tjetër gjë veçse një jetë 'e rreme'.
Buka është një objekt material, i prekshëm. Është një faktor i jashtëm i trupit, ndaj kush kontrollon bukën ka pushtetin mbi trupin. Spiritualja e shqiptarit të sotëm, ajo e paprekshmja - liria e tij e vërtetë, është tkurrur vetëm te frika se mos humbet bukën dhe vdes. Është shndërruar në një zakon që na mban këmbëlidhur, dhe nuk na le të kërkojmë, të krijojmë apo të njohim mundësi të tjera. Edhe kur e kemi bukën, vazhdojmë të mendojmë se nuk e kemi atë, dhe kemi frikë se mos vdesim.
Kjo frikë se mos humbasin/m 'kotheren e bukës' me të cilën ushqejnë familjen i mban shqiptarët 'peng' të këtyre pronarëve, rrjedhimisht edhe të qeverisë. Mjafton që të hedhin sytë te shtëpia e fqinjit, të afërmit, mikut (janë me qindra mijëra të tillë në të gjithë Shqipërinë) dhe frika u hyn akoma më në 'palcë'.
Fatkeqësisht, mund të bëjmë 'analogji' me qentë e Pavllovit që, me të rënë zilja fillonin të sekretonin pështymë sikundër bënin gjatë ngrënies dhe trejtjes, edhe pse ushqimi nuk u ishte servirur ende. Veshët i kemi 'të ngritur' duke pritur ndonjë 'sihariq' nga shteti apo pronari, por për sa kohë 'partneriteti' midis tyre funksionin për së mbari, zor se ky 'sihariq' të mbërrijë shpejt.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38