Flash News

KRYESORE

Çani e pyet për mesataren e Nikollës, Rama: Ka bërë punë spektakolare si Ministre e Arsimit

Çani e pyet për mesataren e Nikollës, Rama: Ka bërë

Kryeministri Rama ka marrë në mbrojtje ish-ministren e Arsimit, Lindita Nikolla, e cila është akuzuar për mesataren e ulët në shkollën e lartë, 5.9.

I ftuar në ‘Zonë e Lirë’, ai u shpreh se njerëzit mbahen mend nga puna që bëjnë dhe jo notat në universitet.

Diskutimi i plote:

Arian Çani: Shef unë jam e vetmja që nuk mërzitem që më shkarkove, por vetëm një njollë më ka mbetur nga bashkëpunimi jonë i shkëlqyer, ai i çështjes së mesatares. Më vjen turp kur dal përpara njerëzve. Por ti e di sa shumë të dua.

Edi Rama: Lindita Nikolla ka lënë shenjë në refomimin e arsimit shqiptar. Mesatarja, diploma, janë histori që i merr era. Kryesorja është shenja që Lindita Nikolla ka lënë. Sot Lindita Nikolla nuk gjykohet se çfarë mesatarje ka patur në vitin 80-të. Martin Schulz nuk ka shkollë.

Arian Çani: Jam dakord, por përse nuk flet për mesataren?

Edi Rama: Jemi në politikë dhe kur njerëzit janë në politikë gjykohen nga ajo që bëjnë. Nëse Lindita do të ishte dekane e matematikës atëherë do të ishte ndryshe.

Arian Çani: Atëherë mos fol për mesatare…

Edi Rama: Do flas që ç’ke më atë punë. Nuk thashë që nuk ka rëndësi mesatarja. Por Lindita Nikolla gjykohet për atë që ka bërë. Ka bërë reforma spektakolare.

Nikolla u shkarkua me 31 dhjetor nga Rama me argumentin se do t'i perkushtohej fushates zgjedhore te zgjedhjeve lokale.

Të fundit