Flash News

KRYESORE

Çani-Gjiknurit: A do lobosh tek Ramsi që mos e prishë Himarën?

Çani-Gjiknurit: A do lobosh tek Ramsi që mos e prishë

Në emisionin “Zonë e Lirë” sot është i ftuar Damian Gjiknuri. Arian Çani e ka pyetur Gjiknurin nëse do të lobojë tek kryeministri Edi Rama që mos ta prishë Himarën.

Çani: A do lobosh tek Ramsi që mos ta prishi Himarën?

Gjiknuri: Shëtitorja e Himarës ka marrë një rëndësi…

Çani: E pe që u përmbyt shëtitorja në dimër? Ai muri që ishte atje që e prishi rilindja urbane…

Gjiknuri: Nuk jam i kualifikuar për të bërë debat për këtë çështje. Rama ka bërë shumë për atë zonë, ka bërë investimet më të mëdha në infrastrukturë. Tani po fillon një proces i rëndësishëm aty, regjistrim pronash. Në masën 80-90% do të marrë zgjidhje ky problem…

Çani: Jam skeptik në këtë pjesë. Desha të them vetëm një gjë. Mjafton të shikosh fshatrat e Dhërmiut dhe të Vunoit, mënyrën si i kanë transformuar shtëpitë, ka ndryshuar ngjyrën e mureve, ky ishte tmerr. Kam punuar me të huaj atje që e kanë pëlqyer shumë dhe kur u rikthyen, kanë vënë duart në kokë. Si mund të ndryshohet fizionomia dhe karakteristika e atyre fshatrave?

Gjiknuri: Aty po bëhet një ndërhyrje, a mund të ketë fshatra të bukur të restauruar sa aty? Atje po degradonte…

Çani: Pse nuk u ruajt ngjyra e mureve të paktën? Nuk është çështje bukurie, por çështje ruajtje tradite.

Gjiknuri: Tani po kthehet në një gjë të rinovuar, të lyer dhe me uniformitet.

Arjan Çuri: Ishte karakteristika e zonës sido që të jetë. Çani: Nuk po them unë pse i bënë, por t’i bënin siç ishin. Uroj të mos preket pjesa e vjetër e Himarës. Gjiknuri: Aty ku po i bëhet promo turizmit, po bëhen impiantet e ujërave të zeza, do bëhen maksimumi në mesin e mandatit tjetër të qeverisjes./Zonë e Lirë

Të fundit