Flash News

KRYESORE

Çani: Situata nuk është bardh e zi, Tomi dhe Jerry nuk janë gjithmonë armiq

Çani: Situata nuk është bardh e zi, Tomi dhe Jerry nuk

I ftuar në “Ora News” Gazetari Arian Çani ka deklaruar se për aq kohë sa tregu do e kërkoj kanabisin ai do të vazhdojë të mbillet. Çani shprehet se historia nuk është bardh e zi dhe se Tomi dhe XJerryi nuk janë gjithmonë armiq, ata rrinë bashkë ndonjëherë.

“Unë mendoj që çështja e drogës, apo votës së lirë nuk janë çështje që i bëjnë shqiptarët të ngrihen në protesta. Këtu kemi palë që përplasen dhe Rama është i fituar. Nuk ka njeri ndërmend të ngrihet të protestojë dhe ta bëjë Edi Ramën apo policinë të zhvishet nga të këqinj. Droga do të vazhdojë. Për sa kohë tregu e kërkon kanabisin, do të mbillet. Të hiqet nga mendja se do të vazhdojë në këtë vend.

Do të goditen ata që duhen goditur. Tomi dhe Jerry nuk janë armiq si dikur, ata rrinë ndonjëherë edhe bashkë. Mos i gënjeni njerëzit. Historia nuk është bardh e zi. Le të kuptojmë që në të gjithë këtë zhurmë, e vërteta është në mes. Kanabisi është një sport popullor në Shqipëri. Vendi ku ka trafik dhe mafie më shumë është Itali.”

Të fundit