Flash News

KRYESORE

“Cannabisgate”, Oerd Bylykbashi i drejton dy pyetje të thjeshta Edi Ramës

“Cannabisgate”, Oerd Bylykbashi i drejton dy pyetje të thjeshta

Deputeti i PD-së, Oerd Bylykbashi ka kërkuar nga kryeministri Edi Rama që të mos pengojë vendimmarrjen e Gjyaktës nëpërmjet rregullores së Kuvendit. Ai thekson se Rama duhet t’i japë mundësinë ish-ministrit Saimir Tahiri që të bërtasë para Gjykatës dhe jo para Këshillit të Mandateve, ndërsa i drejton kryeministrit edhe dy pyetje të thjeshta.

Reagimi:

Rregullorja e Ramës që pengon Kodin e Procedures Penale dhe Gjykatën‎

Edi Rama, jepi mundesinë Tahirit të ngrejë zërin e bërtasë para Gjykatës së Krimeve të Renda dhe jo para Këshillit të Imunitetit‎! Mos e pengo Gjykatën me Rregulloren e Parlamentit!

Pyetjet janë shumë të thjeshta:

Pse mazhoranca e Ramës ka frikë e nuk i hap rrugë gjykatës që ta vendose ajo, GJYKATA dhe jo mazhoranca e Ramës, nëse ka të drejtë apo jo prokuroria për të arrestuar Saimir Tahirin dhe për t'i kontrolluar banesën?

‎Pse ka frike Rama që hetimet të thellohen e të nxjerrin rrënjet e Cannabisgate? ‎

Le të shohim pastaj a e ngre dot zërin Saimir Tahiri në gjykatë para gjyqtarëve‎ të krimeve të rënda sië bënte sot në parlament, apo jo.

Le ta shohim ëfarë presioni do t'i bëjë Rama Gjykatës së Krimeve të Rënda e kushërinj të kujt do t'i nxjerrë gjyqtarët, pasi ua sajoi prokurorëve.

Të fundit