Flash News

KRYESORE

Cannavaro rikthehet te Guangzhou në vend të Felipe Scolarit

Cannavaro rikthehet te Guangzhou në vend të Felipe Scolarit

Fabio Cannavaro është trajneri i ri i klubit kinez të Guangzhou Evergrande.

Për ish-kampionin e botës bëhet fjalë për një rikthim, duke qenë se në 2015-n e kishte udhëhequr skuadrën aziatike, duke zëvendësuar Marcello Lippin.

Guangzhou e ka fituar kampionatin në shtatë vitet e fundit dhe me drejtimin e Cannavaros, që tani zë vendin e Felipe Scolarit, synon të fitojë të tetin dhe Championsin aziatik, sikurse ka nënvizuar Xu Jiavin pronari i klubit më të fuqishëm të kampionatit kinez.

Cannavaro sapo ka përfunduar eksperiencën si trajner i Tianjin Quanjian të cilin e drejtoi me rezultate të shkëlqyera, duke e çuar skuadrën nga kategoria e dytë, deri te një vend i tretë i shkëlqyer në kategorinë e parë.

“Ndihem shumë krenar që kthehem te Guangzhou – ka shkruar Cannavaro në profilin e ti në Twitter, duke njoftuar për marrëveshjen me klubin kinez – dhe jam mirënjohës për mundësinë që po më jepet. Nuk duhet thënë kurrë lamtumirë”.

Të fundit