Flash News

KRYESORE

Çantat plot me drogë, arrestohet 34 vjeçari në Kakavijë

Çantat plot me drogë, arrestohet 34 vjeçari në

Një 34 vjeçar nga Shën Kolli i Lezhës, ka rënë në prangat e policisë në pikën kufitare të Kakavijës, pasi po tentonte të kalonte në kufirin grek me 1.5 kg lëndë narkotike.

Pas kontrollit të ushtruar në pikën kufitare shtetasit Mark Biba, iu gjendën 1.5 kg cannabis e fshehur në çantën e dorës si dhe në një çantë që kishte në bagazhin e autobusit.

Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës Parë Gjirokastër për veprën penale "Trafikim i lëndëve narkotike".

Të fundit