Flash News

KRYESORE

Çantë e dyshimtë në “Unazë të Re”, mendohet se ka lëndë plasëse

Çantë e dyshimtë në “Unazë të Re”,

Një çanta e dyshimtë është konstatur nga policia e kryqytetit ditën e sotme, brenda së cilës mendohet se mund të ketë lëndë shpërthyese.

Çanta është parë rreth orës 15:02 në zonën e “Unazës së Re”, poshtë shkallëve të një kompleksi pallatesh, ndërkohë që pritet të bëhen verifikimet nga forcat xheniere, të cilat pritet të shkojnë në vendin e ngjarjes.

Në vendngjarje ndodhen shërbimet e Policisë të Komisariatit Nr.6 të cilat kanë formuar perimetrin e sigurisë si dhe është njoftuar njësia antieksplozivë.

Kujtojmë se edhe më parë ka pasur shumë raste të tilla, por për fat të mirë brenda objektit nuk është konstatuar lëndë plasëse.

Të fundit