Flash News

KRYESORE

Cantona: United është si të bësh seks kur je plak

Cantona: United është si të bësh seks kur je plak

Nëse doni një ide të lezetshme se si luan Manchester United, jua thotë legjenda e "Djajve të kuq", Eric Cantona. Ish-sulmuesi francez gëzon simpati të madhe nga tifozët e Premier League në përgjithësi.

Ai është një ndër personazhet më të dashur në futboll, sepse flet pa komplekse. Sot, i pyetur për situatën aktuale te Manchester United, Cantona ka theksuar se “Manchester United zë një vend të veçantë në zemër", por edhe ka shtuar një fjali domethënëse.

"Po të ndjekësh United-in tani, e kupton se loja e tyre është si të bësh dashuri kur je plak. Përpiqesh shumë, por në fund të fundit të dyja palët mbeten të zhgënjyera", ka deklaruar Cantona.

Të fundit