Flash News

KRYESORE

Capello heq dorë nga trajnimi, i dedikohet rolit të komentatorit

Capello heq dorë nga trajnimi, i dedikohet rolit të komentatorit

Trajneri italian Fabio Capello, i cili së fundmi la drejtimin e ekipit kinez Jiangsu Suning, ka hequr dorë nga trajnimi duke ju dedikuar rolit të komentatorit.

Më përpara ai lajmëroi se do të pensionohet nga trajnimi dhe refuzoi edhe stolin e Përfaqësueses së Italisë.

Në një intervistë për “Radio Rai”, Capello ka theksuar se është i kënaqur me karrierën e tij, ka bërë atë që ka dashur dhe tashmë në rolin e komentatorit do të jetë gjithmonë fitues.

“Stoli i Italisë? Tashmë i kam thënë jo. Kam pasur një përvojë me ekipet kombëtare të Anglisë dhe Rusisë. Desha të provoj ta udhëheq një klub përsëri dhe Jiangsu ishte përvoja ime e fundit në futboll. Kam bërë gjithçka që kam dashur. Jam i lumtur me atë që e kam bërë. Tani jam i kënaqur të punoj si komentator. Në këtë rol fiton gjithmonë”, ka thënë Capello.

Fabio Capello ka një eksperiencë të madhe në nivel kombëtaresh dhe klubesh, pasi ka drejtuar kombëtaren e Anglisë nga viti 2008 deri më 2012 dhe  Rusinë në Kupën e Botës më 2014. Në nivel klubesh 71-vjeçari ka drejtuar skuadra si Milan, Juventus dhe Roma.

Të fundit