Flash News

KRYESORE

Capello sulmon Ronaldon: Ka 3 vjet që nuk driblon askënd!

Capello sulmon Ronaldon: Ka 3 vjet që nuk driblon askënd!

Fabio Capello është trajner i cili flet gjithmonë në mënyrë të drejtëpërdrejtë dhe kështu ka bërë edhe sonte, kur ka folur në "Sky Sport" pas ndeshjes Juventus-Milan.

I pyetur për yllin Cristiano Ronaldo, i cili u largua në mes të ndeshjes, ish-tekniku i Real Madridit ka lëshuar bombën. "Cristiano nuk driblon një lojtar prej 3 vitesh ! Ai është gjithmonë i fortë në zonë, por nuk e kalon më kundërshtarin me shpejtësi apo teknikë".

Sipas asaj që raporton "Sky", portugezi u largua nga stadiumi kur ndeshja ende nuk kishte mbaruar dhe nuk festoi me ekipin.

Të fundit