Flash News

KRYESORE

Capital-T flet për industrinë e muzikës: 95% e kolegëve janë fallso

Reperi i njohur shqiptar, Capital T, është një ndër artistët më të pëlqyer dhe më të suksesshëm të muzikës në Shqipëri dhe Kosovë.

Por siç duket, reperi është “i zemëruar” me tregun aktual të muzikës, ku pothuajse të gjithë edhe pse nuk kanë ndonjë talent në muzikë, mjafton një videoklip dhe shndërrohen në këngëtarë.

Këtë gjë ai e ka shprehur me anë të një postimi në rrjetet sociale, ku është thotë se shumica prej tyre janë fallso.

“95% e kësaj industrie muzikore janë fallso, stil jetese fallso, shikime fallso, histori fallso”, ka shkruar reperi në “Instastory.”

Ndoshta nëpërmjet këtij reagimi Capital T, ka dashur të shprehë se është i zhgënjyer nga dikush apo disa, por pa dashur të përmendë emra konkret.

Të fundit