Flash News

KRYESORE

Carla del Ponte: Presidenti Erdogan duhet të ndiqet penalisht për ofensivën në Siri

Carla del Ponte: Presidenti Erdogan duhet të ndiqet penalisht për

Ish-prokurorja dhe ish-hetuesja e Kombeve të Bashkuara, Carla del Ponte, është e mendimit se presidenti turk Erdogan duhet të ndiqet penalisht për ofensivën ushtarake në Siri.

"Që Erdogan të jetë në gjendje të pushtojë territorin sirian për të shkatërruar kurdët është e pabesueshme. Duhet hapur një hetim dhe ai të hetohet për krime lufte”, tha Del Ponte gjatë një interviste për gazetën zvicerane Schweiz am Wochenende.

Githashtu shtoi se kombet evropiane nuk ishin gati të përballeshin me Turqinë për veprimet e saj pasi Erdogan kërcënoi të "hapë portat" për refugjatët që të shkojnë drejt Evropës.

Del Ponte ishte bërë pjesë e hetimeve për Sirinë në shtator të vitit 2012, ndërsa në vitin 2017 dha dorëheqjen, duke thënë se mungesa e mbështetjes politike nga Këshilli i Sigurimit i SHBA e bëri punën të pamundur, raporton Reuters.

Të fundit