Flash News

KRYESORE

CAS lë në fuqi dënimin e dhënë nga FIFA, Partizani pa merkato për dy sezonet e radhës

CAS lë në fuqi dënimin e dhënë nga FIFA, Partizani pa

CAS ka lënë në fuqi dënimin e dhënë nga FIFA për ekipin e Partizanit, teksa i ka mohuar klubit kryeqytetas të drejtën të futen në merkato për dy sezonet e radhës.

Lajmi është bërë i ditur nga vetë klubi nëpërmjet një njoftimi, ku thuhet se CAS ka vlerësuar se pezullimi nga dy sesione të merkatos nuk shkakton dëme të pariparueshme dhe afatgjata ndaj klubit.

Më tej në njoftim theksohet se Partizani pavarësisht këtij vendimi do të vijojë punën e pandërprerë duke pasur besim maksimal tek stafi teknik dhe lojtarët aktual.

Për sa i përket gjyqit në CAS, klubi po punon për të siguruar mbrojtjen ligjore dhe synon fitimin e gjyqit përpara sesionit të ardhshëm të transferimit të lojtarëve.

Njoftimi i klubit:

Klubi njofton se është njohur sot me vendimin e ndërmjetëm të Gjykatës së Arbitrazhit Sportiv (CAS), i cili lë në fuqi vendimin e Dhomës së Zgjidhjes të Konflikteve të FIFA-s për pezullimin e klubit nga pjesëmarrja në dy sesionet e radhës të merkatos. Duke siguruar sportdashësit dhe opinionin sportiv se Partizani ka vepruar përherë konform të gjitha rregullave dhe legjislacionit sportiv shprehim zhgënjimin tonë mbi këtë vendim që cënon ecurinë tonë në kampionatin që sapo pritet të filloj. Në arsyetimin e saj CAS ka vlerësuar se pezullimi nga dy sesione të merkatos nuk shkakton dëme të pariparueshme dhe afatgjata ndaj klubit.

Pavarësisht se ky vendim në arsyetimin e tij na pengon në zhvillimin normal të projektit sportiv për sezonin aktual, FK Partizani do të vijojë punën e pandërprerë me gjithë vështirësitë e krijuara duke patur besimin maksimal tek stafi teknik dhe lojtarët aktualë.

Për sa i përket gjyqit në CAS, klubi po punon për të siguruar mbrojtjen ligjore dhe synon fitimin e gjyqit përpara sesionit të ardhshëm të transferimit të lojtarëve.

Të fundit