Flash News

KRYESORE

Casemiro sponsorizon shokun e ekipit, e bën më të mirin!

Casemiro sponsorizon shokun e ekipit, e bën më të mirin!

Mesfushori i Real Madridit, Casemiro, foli për shokun e tij të ekipit Fede Valverde. Ai pranon gabimin, pasi kishte menduar se lojtari do të ishte ndër më të mirët e botës për 2 vite, por Valverde është kthyer që tani.

"Kam thënë se do të bëhet një nga numrat 8 më të mirë në botë brenda dy vitesh. Mendoj se kam gabuar, sepse ai po ecën me ritme të shpejta.

"Valverde po zhvillon një sezon shumë fantastik, ai është një nga lojtarët m ë të rëndësishëm për ne dhe po rritet çdo ndeshje. Po bën një punë fantastike. Është vetëm 21 vjeç dhe unë e di se çfarë ka në kokë.

"Më pëlqen se është lojtar punëtor dhe i pëlqen të dëgjojë. Ulem përkrah tij në dhomat e zhveshjes dhe flasim shumë për futbollin, jam i ulur ngjitur me të në dhomat e zhveshjes dhe flasim shumë për futboll", - tha ai.

Të fundit