Flash News

KRYESORE

Cavani ka vendosur, zbuloni skuadrën e tij të re

Cavani ka vendosur, zbuloni skuadrën e tij të re

Edinson Cavani ka vendosur të ndryshojë mjedis. Ai ka disa vite që luan te PSG dhe atje nuk e ka më të sigurt vendin e titullarit, kështu që do të rikthehet tek Atletico Madrid.

Nuk bëhet fjalë për merkaton e janarit, por në qershor është 99% e sigurt se po, pikërisht kur i mbaron dhe kontrata me klubin parisien. Drejtori sportivi i PSG-së i ka kërkuar uruguaianit që të mos e braktisë skuadrën në mes të sezonit.

Diego Simeone e pret me krahët hapur sulmuesin Cavani. Nëse trajneri Tuchel e do 32-vjeçarin thjesht si zëvendësues, në Madrid nuk i dihet. Planet e Simeones nuk janë kurrë fikse. Kur merr një lojtar, ai merr maksimumin prej tij.

Të fundit