Flash News

KRYESORE

Cavani mendon largimin, por Neymar bëri një super veprim për të

Cavani mendon largimin, por Neymar bëri një super veprim për

Edison Cavani shënoi në fitoren e PSG-së ndaj Galatasaray-t me rezultatin 5-0. Ekipi francez bindi në shtëpi me sulmuesit që shënuan të gjithë. Goli më i veçantë ishte ai i Edison Cavanit. Sulmuesi uruguian dërgoi topin në rrjetë nga goditja e penalltisë, ndërsa nuk kanë munguar momentet emocionuese.

Neymar i dha topin Cavanit duke e lejuar të shënonte, ndërsa sulmuesi reagoi në "Twitter". Ai jep shenja lamtumire nga skuadra franceze, pasi ka humbur vendin e titullarit ndaj Mauro Icardit.

"E paharrueshme ajo që ndodhi dhe përjetova në stadium. Do të jetojë gjithmonë me mua", - shkruan sulmuesi dhe fotoja është një përshëndetje me tifozerinë. Tekniku Thomas Tuchel e ka bërë të qartë se momentalisht nuk ka hapësira për të dhe Cavani po mendon largimin.

Të fundit