Flash News

KRYESORE

Cavani shënon dopietë, PSG fiton Kupën e Ligës

Paris Saint Germain ka mundur mbrëmjen e djeshme Monaco-n me rezultatin 3-0, duke fituar kështu trofeun e parë të sezonit në Francë, Kupën e Ligës.

Ishte Edinson Cavani që në minutën e 7-të u tregua i saktë nga pika e bardhë, ndërkohë që dyfishoi rezultatin mesfushori argjentinas, Angel di Maria në minutën e 21’.

Goli i tretë u shënua sërish nga Cavani në minutën e 85-të duke i dhënë PSG-së fitoren me dopietën e tij në këtë takim.

Ky është trofeu i parë për skuadrën e Parisit, ndërkohë që janë shumë pranë kurorëzimit dhe në kampionat.

Të fundit