Flash News

KRYESORE

Cavusoglu: Anëtarësimi i Turqisë në BE mbetet “mollë sherri”

Gjermania dhe Turqia do të punojnë për të lënë pas të gjitha mosmarrëveshjet që kanë krisur marrëdhënien mes tyre. Dy ministrat e jashtëm të vendeve kanë arritur akordin mes tyre për të lënë mënjanë pengesat, edhe pse kanë pranuar se vendet kanë sërish qasje të ndryshme në çështje të rëndësishme si anëtarësimi i Turqisë në Bashkimin Europian.

Ministrat e jashtëm të Gjermanisë dhe Turqisë kanë rënë dakord të kalojnë të gjitha pengesat që kanë krisur marrëdhënien mes palëve. Që prej grushtit të dështuar të shtetit dhe pas arrestimit të shtetasve gjermanë në Turqi, Berlini dhe Ankaraja janë përfshirë në një valë mosmarrëveshjesh. Por nga takimi i tyre në një pallat mbretëror në Gjermaninë qendrore, ministrat Sigmar Gabriel dhe Mevlut Cavusoglu deklaruan se ata janë të përkushtuar për të bërë ndryshime në marrëdhënien e tyre.

Ministri gjerman Gabriel theksoi lidhjet historike mes vendeve, përfshi edhe rolin që luajtën punëtorët turq në rindërtimin e Gjermanisë pas Luftës së Dytë Botërore. Ndërkohë, homologu turk shprehu besimin se të palët mund të zgjidhin çdo tension përmes dialogut. Sidoqoftë, dy krerët e diplomacisë pranuan se vendet kanë sërish dallime mes tyre në shumë çështje. Cavusoglu deklaroi se mollë sherri mes palëve mbetet anëtarësimi i Turqisë në Bashkimin Europian, lëvizje që Gjermania e kundërshton./OraNews/

 

Të fundit