Flash News

KRYESORE

Cavusoglu nga Tirana: Vendosja e ambasadës amerikane në Jerusalem do sjellë kaos në rajon

Cavusoglu nga Tirana: Vendosja e ambasadës amerikane në Jerusalem do

Ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlut Cavusoglu ka deklaruar nga Tirana se nëse presidenti amerikan, Donald Trump, merr vendimin të vendosë ambasadën në Jerusalem, rajoni do të zhytej në kaos.

Cavusoglu ndodhet në një vizitë zyrtare në vendin tonë dhe debati i fundit botëror për njohjen e Jerusalemit si kryeqytet të Izraelit ka tërhequr vëmendjen e gazetarëve shqiptarë.

“Turqia shpreson se SHBA nuk do e ndërmarrë këtë hap pasi do shkaktonte konflikte të reja në rajon”, është shprehur ministri turk.

Presidenti Trump raportohet se po përgatit zhvendosjen e ambasadës nga Tel Avivi në Jerusalem, duke u bërë shteti i parë në botë që njeh qytetin e shenjtë si kryeqytet të Izraelit. Këto raportime kanë shkaktuar zemërim dhe shqetësim te shtetet myslimane dhe te Bashkimi Evropian.

Bota reagon kundër Trump për ambasadën në Jerusalem. Erdogan: Do ndërpresim marrëdhëniet me Izraelin. Kundër Mogherini dhe Macron

Të fundit