Flash News

KRYESORE

Çdo fëmijë është i veçantë, çdo prind është i ndryshëm

Çdo fëmijë është i veçantë, çdo

Çdo tru, në kuptimin e mirëfilltë, është i ndërlidhur ndryshe. Dy fëmijë nuk mund të reagojnë në mënyrë identike ndaj së njëjtës situatë. Pra, nuk mund të kemi këshilla prindërimi që u shkojnë për shtat të gjithëve. Për shkak të këtij individualiteti, unë ju bëj thirrje që të arrini të njihni fëmijët tuaj.

Kjo nënkupton të kaloni shumë kohë me ta. Duke e ditur si sillen dhe sesi sjelljet e tyre ndryshojne në kohë, është e vetmja mënyrë për të zbuluar se çfarë do të funksionojë dhe çfarë jo në rritjen e tyre. Nga perspektiva e një studiuesi, vullneti i trurit për t’u përgjigjur ndaj mjedisit të jashtëm është vërtet irritues.

Ndërlikimi individual çrregullohet nga ndryshimet kulturore, plotësuar edhe në sistemin e vet të vlerave. Dhe, së fundi, familjet e varfra kanë probleme krejt të ndryshme nga ato të klasave të mesme e të larta (varfëria mund të ndikojë në koeficientin e inteligjencës, së pari). Prandaj nuk bën habi që studimi i këtyre çështjeve është kaq i vështirë.

Fëmijët e rritur në shtëpi me të dy prindërit përballen jo me një stil prindërimi, po me dy. Mamaja dhe babi shpesh kanë përparësi të ndryshme në prindërim, një burim konflikti i madh ky në disa marrëdhënie. Kombinimi i dy stileve e udhëheq fëmijën. Ja, një shembull: Më ngrihen nervat kur shoh tim vëlla dhe kunatën me fëmijët e tyre. Ajo drejton me raste, që nga divani. Kështu që ai e mbikompeson duke u bërtitur për GJITHÇKA.

Nga një perspektivë e jashtme, duket sikur fëmijët nuk sillen mirë ngaqë NUK e kanë idenë se cilat janë rregullat, thjesht e dinë se sidoqoftë do të futen në telashe, prandaj nuk e vrasin mendjen të gjejnë sjelljen e duhur. Dy stile, pra. Kjo tregon se lypset 100% bashkëpunim midis babit dhe mamasë rreth mënyrës sesi duhen rritur fëmijët. Kjo, pa dyshim, është e pamundur.

Fëmijët e edukuar në një shtëpi me dy prindër do të jenë gjithmonë një problem hibrid. Rasti e sjell që fëmijët t’ua kthejnë fjalën prindërve dhe kjo do të ndikojë në sjelljen e prindërimit në të ardhmen.

Xhon Medina, biolog amerikan

Të fundit