Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Alban DACI
Në një vend demokratik nuk mund të ketë mohim opozite, apo zhdukje opozite, me një të hequr të lapsit. Kushdo që do të mendonte, tentonte apo do të përdorte propagandën, për të mohuar opozitën, nuk do bënte gjë tjetër, veçse do të kontribuonte në një rrugë pa kthim, për çuarjen e vendit drejt një situate të vështirë. Shpresa për të mohuar ekzistencën politike të PD ishte një ogur i zi dhe një përgjegjësi për të çuar vendin drejt nje përballje të ashpër e me pasoja për rendin, demokracinë dhe shoqërinë.
Ndoshta, për fat të keq, jemi përsëri në situatën e një fundi të dobishëm, sesa në padobinë e pafundme.
Opozita nuk e ka mohuar për asnjë çast mosmarrjen pjesë në zgjedhje, nuk ka pretenduar të marrë pushtetin pa zgjedhje, por ka kërkuar që, para së gjithash, të ketë kushte normale për zgjedhje të lira e demokratike. Sot, vendi është përballë histerisë kolektive të ndikuar nga e keqja. Lotët e disa politikanëve, gazetarëve, ngjajnë me lotët e qytetarëve në ditën e vdekjes së Diktatorit. Shumë hipokrizi, frikë e pak vetëdije qytetare e sinqeritet.
Opozita, me prova e me fakte, ka dëshmuar dhe ka nënvizuar se, në kushtet aktuale dhe me personazhet aktualë nuk mund të ketë zgjedhje demokratike. Reagimet e opozitës dhe lënia e mandateve prej saj nuk janë kundër demokracisë, por sakrifica reale për demokracinë. Listat e ndryshuara nga PS për kandidatët bashkiakë dëshmon, se PD ka pasur te drejtë në pretendimet e saj dhe mjafton të marrim rastin e moskonfirmimit të Vangjush Dakos.
A mund të na japë qeveria një përgjigje përse vendosi të mos e konfirmonte Dakon? Po ashtu, vendosja në listë e emrave që akuzohen për blerje votash, korrupsion e shpërdorim detyre, rikonfirmoi faktin, se PS nuk do të distancohet nga krimi elektoral. Përkundrazi, PS vazhdon të dëshmojë, se krimin elektoral e ka si mjet të vetëm, për të rimarrë pushtetin dhe për ta lënë në shërbim të elementëve antidemokratikë. Krimi dhe demokracia nuk mund të bashkëjetojnë së bashku. Nëse bëhen bashkë, demokracia ka pranuar nënshtrimin, për të legjitimuar krimin.
Sot, disa media e gazetarë në shërbim të pushtetit, i cili ka qëllim dhe është bërë mburojë e së keqes e po ashtu edhe disa politikanë të rinj që, në fakt, duhet të jenë miq të vërtetës dhe demokracisë, po aludojnë se opozita po prish qetësinë e qytetarëve si ditë e shtunë, që ishte. Por, mirë, more, çfarë mund të ndodhte me qytetarët nëse nuk do të reagojnë sot? Çfarë e pret Shqipërinë, nëse PD nuk merr pjesë në zgjedhje? Si mund të jetë Shqipëria pa pjesëmarrjen e opozitës në zgjedhje? Ndoshta, Shqipëria do jetë më keq se Venezuela e me keq se edhe Kuba.
Dëgjojmë deklaratat e ndërkombëtarëve, të cilët janë rritur në vende ku të inkriminuarit, trafikantët, nuk bëjnë politikë e nuk hyjnë në Parlament! Prandaj, ata nuk mund ta kuptojnë realitetin, se çfarë do të thotë të jetosh në një vend si Shqipëria.
Opozita, me të drejtë, ndoshta, është një kontekst ndryshe nga kontekstet europiane, por edhe vetë Shqipëria është një vend me një qeveri krejtësisht jashtë çdo konteksti europian.
Në Shqipëri po shkohet drejt një situate, ku e keqja pasqyrohet si monopoli më i mirë dhe alternativa e së vërtetës absolute.
Shumica aktuale,duke bërë tentativën e dëshpëruar për të krijuar një opozite false dhe jo reale, e çoi situatën drejt konfliktit dhe përplasjes. Veprimet arbitrare, prepotente e fuqiplote të qeverisë e zhveshën opozitën nga çdo lloj alternative demokratike.
Opozita, në situatën e krijuar, kishte dy rrugë:
- Të pranonte zhdukje, sepse kështu binte rehat pushteti;
- Të luftonte me çdo mjet, për të shpëtuar veten dhe alternativën demokratike drejt një vendi që po shkon drejt një diktature demokratike.
A do të ishim dakord që, në një vend që kërkon të bëhet pjesë e BE, te mos kishte opozitë? A mund të konsiderohen normale zgjedhjet pa pjesëmarrjen e opozitës?!
Në një situatë të kësaj natyre, dikush nga pozita, për hir të demokracisë, duhet të reflektojë e të gjejë arsyen për të rikthyer vullnetin dhe shpresën, për të bërë demokraci.
Si ka mundësi që opozita, të djathtët dhe krejt PD, vlejnë më pak se sa një njeri në pushtet? A janë të gatshëm drejtuesit e PS që, për hir të egos, të çojnë vendin drejt një ngrehine të pamerituar? Çdo lider ka përgjegjësi politike dhe qytetare e për këtë arsye mundet të bëjë një gjest krejt normal të praktikuar në vendet demokratike, duke dhënë dorëheqjen.
Gjithsecili prej nesh, para se të jetë politikan, pushtetar, gazetar, servil, duhet të jetë, mbi të gjitha, qytetar i një vendi, që ka nevojë me shumë se kurrë për frymë e alternativë demokratike.
Sot, përballë një situate, ku sistemi i drejtësisë nuk ekziston, opozita përjashtohet, përbuzet dhe mohohet, atëherë janë të pakta shpresat, se ditë më të mira do të vijnë. Nëse duhet të sakrifikojmë, le ta bëjmë sot, për të mos humbur nesër takimin me historinë. Atëherë, kjo sakrificë nuk është gjë tjetër, veçse një sakrifice për demokracinë.
Opozitës, përballë një shumice me orientim të qartë diktatorial, si dhe me natyrën e dukshme të instalimit të një "demokracie mafioze", nuk i ka mbetur rrugë tjetër, veçse të sillet në atë mënyrë, për të rigjetur një demokraci të vrarë e të lënduar thellë nga një regjim arrogant. Çdo shqiptar duhet të sillet sot si opozitar për të kuptuar atë që, qeveria po bën sot.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38