Flash News
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Lirohet nga qelia ish-kryebashkiaku i Fushë Arrëzit, Fran Tuci
Konstituimi i grupit të dialogut PD-PS, Bylykbashi: Prioritet është Reforma Zgjedhore
Alfred Lela
Kryeministri zgjodhi të mbajë një antimiting në Vlorë, ndërkohë që opozita kishte thirrur protestë në kryeqytet. Rama për të disatën herë e përdorqytetin jugor si mjet të komunikimit politik duke synuar me anë të saj provokimin e kundërshtarit, duke e kantonizuar Shqipërinë, duke e zhvendosur kryeqytetin nga Tirana në tjetërkund.
Që me festimet e 100 vjetorit të Pavarësisë, Rama, asokohe shef i opozitës, e hapi këtë shteg duke e vazhduar me mbledhjene e parë të qeverisë kur erdhi në pushtet, në shtator 2013.
Këtë herë Rama u detyrua të shkonte në Vlorë sa nga protestat e opozitës, aq edhe nga fakti se nuk ishte në Mynih ku po mbahet një konferencë e rëndësishme ndërkombëtare. Kryeqyteti i Bavarisë duhet të ishte në fakt vendi prej nga kryeministri duhet ta lëshonte cicërimën e tij në Tëitter për protestën e Tiranës. Të gjithë ishin atje; krerë ballkanikë, europianë, amerikanë e kanadezë, në një konferencë ku mungesa e tij nuk ndihej, por mosprania do të thotë shumë këtu në Shqipqri dhe duhet përkthyer.
Rama shkroi nga Vlora dhe nga izolimi i brendshëm. Nëse Mynihun nuk mund ta kapë, shpejt mund të humbë edhe Tiranën.
Askush nuk mund ta kontestojë si deputet të parë të Vlorës; si socialist ai mund ta marrë gjithë jetën atë mandat, por njerëzit e mbledhur të shtunën në Tiranë nuk po i kërkojnë mandatin e deputetit, por atë të kryeministrit.
Sikur për asgjë tjetër, edhe për faktin se ai nuk shkon dot në Mynih. Sikur për asgjë tjetër edhe për atë se se alternativa e tij e munguar e vizitave europiane zëvendësohet me një në Arabinë Saudite.
Duke mos qenë në Mynih dhe duke qenë në Riad, ai thyen dy rekorde: është lideri i parë i një vendi europian që viziton vendin arab pas vrasjes së gazetarit Khashoggi, dhe është lideri i vetëm europian që mungon në një konferencë ku janë gjithë të tjerët.
Deri të enjten kryeministri do të jetë kthyer nga Vlora. Ata që i shmangu të shtunën do t'i ketë sërish aty, vizitorë të paftuar e të padëshiruar. Duke qenë se është në turin 'Bashkia që duam', pasi e bëri realitet 'Shqipërinë që duam', ai mund të zhvendoset në një qytet tjetër. Ndoshta në Librazhd, me ftesë të Taulant Ballës.
Opozita duhet të vazhdojë ta provokojë me tubime poshtë dritares çdo ditë të javës dhe të Zotit. Ai do t'i ketë mbaruar bashkitë dhe deri atëherë, ndoshta, i ka dalë fati edhe në Shtëpinë e Bardhë.
Pas vizitës në Arabinë Saudite, një vend klika e të cilit vret gazetarët, dhe në terma demokratikë mund të përcaktohet kësisoj si 'turpi i qytetërimit', ndoshta mund t'i ketë hyrë edhe më shumë në qejf presidentit Trump. Ata mund të pajtohen te raporti me sauditët, por nuk besoj se do të bien dakord se kush mund të cilësohet 'turp i qytetërimit'.