Flash News

KRYESORE

Ceferin del kundër VAR: Po shkatërrohen sezonet për milimetra!

Ceferin del kundër VAR: Po shkatërrohen sezonet për milimetra!

Presidenti i UEFA-s, Aleksander Ceferin, ka folur në Sky Sport në lidhje me sistamin VAR. Ai mendon se duhet modifikuar pozicioni jashtëloje, pasi ka skuadra që kanë shkatërruar sezonin e tyre për punë centimetrash.

"Një centimetër pozicion jashtë loje nuk është pozicion jashtë loje! Nuk është kjo domethënia e rregullit. Duhet të jetë një gabim i dukshëm dhe i madh për të ndërhyrë VAR. Linjat më të shpeshta janë esenciale dhe jo të dizenjuara në mënyrë subjektive.

"Ndaj, rrezikon për një centimetër që të shkatërrosh sezonin e një klubi! Për mua është problem edhe faulli për prekje me dorë. Por, nuk e di se çfarë të bëj në lidhje me këtë. Po bisedoj me arbitrat  tanë zyrtarë për të gjetur zgjidhje".

 

 

Të fundit