Flash News
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Lirohet nga qelia ish-kryebashkiaku i Fushë Arrëzit, Fran Tuci
Konstituimi i grupit të dialogut PD-PS, Bylykbashi: Prioritet është Reforma Zgjedhore
Konstituohet grupi i dialogut mes opozitës dhe mazhorancës për ‘Reformat’
Tragjikomedia e AADF me Butrintin: Një i panjohur do të drejtojë bordin shkencor të fondacionit
Presidenti i UEFA-s, Aleksander Ceferin, ka lëshuar alarmin dhe ka theksuar se sezoni aktual mund të humbet. Numri një i institucionit më të lart në futbollin europian ka theksuar se nuk ka asgjë më shumë rëndësi se sa shëndeti i të gjithëve.
"Në këtë moment që po flasim nuk ka asgjë më të rëndësishme se shëndeti dhe dalja nga kjo krizë. Sigurisht, ndalimi i futbollit do të thotë se Europa dhe bota ka ndaluar.
"Ne nuk e dimë se kur do të mbarojë kjo pandemi, por ne kemi planin A, B dhe C. Ne jemi në kontakt me drejtuesit e kampionateve dhe po punojmë të gjithë së bashku. Ne duhet të presim, ashtu si sektorët e tjerë".
Kur pyetet nëse kampionati do të rifillojë, Ceferin ka folur pa dorreza. "Ne mund të rinisim sërish në mes të majit, ose në mes të qershorit, ose në fund të qershorit. Nëse nuk ndodh kështu, me shumë mundësi sezoni mund të konsiderohet i humbur. Ne do të shohim zgjidhjen më të mirë për të gjithë. Është e vështirë të mendosh të gjitha ndeshjet pa tifozë, por tani ne nuk e dimë nëse do të rinisim ndopak", - tha ai.